Rozë

Ka humbur të birin, rrëqeth këngëtarja shqiptare: Ai e parandjeu, shikon për herë të fundit tha

Flutura Açka dhe Vera Laçi janë dy nëna që ndajnë një dhimbje të përbashkët, humbjen e djalit të vetëm. Vuajtja e tyre ngjason, por historitë që rrëfehen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, janë të ndryshme. Në dallim nga shkrimtarja që pati kohën t’i thoshte lamtumirë të birit, bilbili i këngës dibrane nuk mundi ta bënte këtë gjë. Tre ditë më herët ajo sapo kishte mbyllur me sukses një koncert recital, por kishte një parandjenjë të çuditshme që s’e lejonte të ishte e lumtur.

Vera Laçi News 1

Vera Laçi: Unë kam qenë në shtëpi, akoma s’e kisha marrë veten nga ai koncert. Faktikisht ndjehen disa gjëra. Nuk isha e lumtur fare për atë koncert edhe pse kishin sjellë lule në shtëpi, shtëpia ishte shumë bukur, i kishte rënë një nur i keq shtëpisë që më bënte përshtypje, ç’është kjo?

Ermelinda Ndoja: E kishe vetëm ti këtë ndjesi apo bashkëshorti, djali?

Vera Laçi: Unë. Nuk e shpërndaja dot me të tjerët dhe thosha pse unë, pse nuk jam mirë, pse më duket shtëpia zi ndërkohë që më ishte dukur shumë herë më mirë ditët e tjera, ishte ky problem.

Ermelinda Ndoja: Dhe kishe një rast për të gëzuar siç ishte koncerti.

Vera Laçi: Fare, në mënyrë absolute. Dhe djali im qëllon të ishte te e fejuara dhe e thërret një shok për të pirë një kafe. Ishte ora 9 e darkës, më 19 Prill ka ndodhur. Domethënë në mes të rrugës, pa ardhur te shtëpia jonë në “Ali Dem”, një ak sident me 40 km/h ka qenë, ashtu me ekspertizë siç e kanë… por që nuk duhet të kishte ndodhur. Nuk e di, janë ca gjëra që…

Katerina Trungu: Me shpejtësi aq të ulët?

Vera Laçi: Aq të ulët. Do të them edhe diçka. Djali im e parandiente diçka të tillë. Nuk e di pse, “Jo kam parë një ëndërr”, më tha përpara, i kam thënë një pol ici që…”. Ishte djalë çapkën, ecte me makinë edhe tha: “Sonte më ndali një p olic. Edhe i thashë unë, duke pasur parasysh që gjithmonë i flisja që duhet të jeni të sjellshëm, duhet të jeni kështu e ashtu, si çdo nënë dhe ma tha kështu, nuk e harroj asnjëherë atë fytyrë dhe i thashë që “Shihmë për herë të fundit se s’do të më shohësh më”. Pse?, i thashë e the këtë. “E thashë”.

Vera Laçi: Dea, dashuria që më bëri t'i rikthehem këngës

MË TË LEXUARAT

To Top