“Big Brother VIP Albania” ka bërë bashkë personazhe që njihen jashtë shtëpisë. Dy prej tyre janë, prezantuesja Kiara Tito dhe ish-fituesi Qetsor Ferunaj.
Kiara ka thënë se me Qetsorin është njohur më herët në një ambient pune dhe kanë pasur një përplasje, por ka preferuar të mos japë detaje rreth asaj çfarë ka ndodhur.
Por vite më parë, ata kanë qenë pjesë e një televizioni, ku Kiara punonte si velinë në një emision inves tigativ, ndërsa Qetsori si gazetar.
Fillimisht marrëdhënia mes tyre ka qenë e mirë, por më pas disa përplasje kanë nisur mes tyre, duke sjellë edhe një ko nflikt verbal në ambientet e punës.
Që nga ai moment, Kiara dhe Qetsori nuk kanë pasur asnjë komunikim së bashku, duke ndërprerë edhe përshëndetjet, deri në momentin që ky i fundit iu bashkëngjit lojës pak javë më parë.
Kujtojmë se edhe Qetsori e përmendi faktin se njihet me Kiarën, madje pyeti Luizin nëse partnerja e saj i kishte treguar diçka.
“Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet. Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jam unë?”- pyeti ai Luizin.
Brenda shtëpisë, asnjëri prej tyre nuk tregoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.