Rozë

Luizi dhe Efi u përballën, ai: Jam akoma miku yt, nuk dua të shkoj Kiara në finale

Luizi dhe Efi janë sqaruar pasi marrëdhënia e tyre u pa shumë e ftohtë pas rifutjes së banores mbrëmjen e të shtunës. Efi i kërkoi Luizit arsyen pse ai është distancuar dhe Luizi e siguroi se gjithçka po e bën në kuadër të lojës dhe nuk ka asgjë me atë personalisht.

Luizi sqarohet me Efin: Miqësia jonë nuk ka ndryshuar, le mos

Ai theksoi se nuk po e mban larg Efin pasi do Kiarën në finale dhe as i ka mbetur hatri pas videos që shfaqi produksioni ku Efi i dilte kundër Kiarës për çështjen e lavamanit.

Biseda mes Efit dhe Luizit:

Efi: Unë dhe ti kishim një lloj miqësie

Luizi: E kena prapë moj

Efi: Tani që erdha të shoh një njeri shumë të ftohtë. Të lashë në fillim sepse thashë i erdhi Kiara është normale kjo gjë

Luizi: S’ka lidhje me Kiarën. Unë dhe Kiarës i thashë edhe sot që është prime, pastaj do të lë “pas dore”

Efi: Ti mbase ke planin tënd dhe është e drejta jote, por për aq kohë sa ne jemi miq…

Luizi: Nuk jam duke të të thënë që nuk të dua afër

Efi: Jo, jo nuk po ta thotë njeri këtë. Unë po të pyes çfarë problemi ke? Pse je kaq i distancuar?

Luizi: S’kam asnjë problem

Efi: Ti edhe kur më flet i mban sytë poshtë, nuk më sheh në sy

Luizi: Në kokërr të syrit të shoh ça je tu fol

Efi: Tani po më sheh, por herë të tjera s’më sheh fare

Luizi: Po se kam gjëra të tjera në mend

Efi: Mua nuk më bën të ndihem mirë kjo gjë

Luizi: Nuk e kam për qëllim të bëj të ndihesh keq

Efi: Nëse më ke konsideruar mike…dua të di ç’është kjo

Luizi: Më beso që më prish punë me kriju atë afrimiteti që kemi pas për momentin, më jep kohë deri të shtunën

Efi: Unë e di shumë mirë që nga ne të katërt do jetë vetëm njëri në finale dhe ty të intereson më shumë Kiara, por…

Luizi: Nëse s’e meriton Kiara me qenë në finale, le mos të jetë. Nuk kam kohë të merrem si do shkojë katërshja juaj

Efi: Në këtë pikë nuk më intereson loja. Thjesht po të pyes personalisht

Luizi: Personalisht atë që kena pas ashtu e kena. Për mua s’ka ndryshuar gjë

Efi: Një lloj mikëpritje shumë e dobët

Luizi: Nëse e ke te pjesa e klipit që dolën informacione ku dole ti, nuk ka lidhje me mua, për sy të ballit!

Efi: Jo, jo për Zotin as unë s’e kam fare aty. Thjesht po të pyes pse kjo lloj ftohtësie?

Luizi: Nuk ka ndryshuar asgjë. Unë nuk kam qenë jashtë, ti ke qenë jashtë kështu që nga unë s’ka ndryshuar agjë. Biles po çuditem që po ma thua.

Efi: Më fal po a nuk është e vërtet që po sillesh ftohtë?

Luizi: Jam me mend në vende tjera për sy të ballit! Ka qenë fazë tjetër e lojës kur ishim ashtu.

Efi: Nuk më duhet fare loja. Po të pyes ty në raport me mua si një mike që më ke. Kaq

Luizi: Më beso kur të them që të bëj dëm nëse ta jap atë lloj afrimiteti që kena pas në sy të të tjerëve. Mes nesh s’ka ndryshuar asgjë dhe më beso, po ta them me gjithë shpirtin.

Në fund Luizi përqafoi Efin duke e siguruar që do e mbështesë në lojën e saj.

Luizi sqarohet me Efin: Miqësia jonë nuk ka ndryshuar, le mos

MË TË LEXUARAT

To Top