Rozë

Fjoralba Ponari flet për Efin dhe Kiarën: Ato po degjenerojnë veten ashtu

Rikthimi i Efit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP ka sjellë reagime të shumta nga publiku. Mes tyre është edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka shkruar në Twitter: “Ose do të vde sësh një he ro ose do të jetosh aq gjatë sa të shohësh veten duke u bërë ar mik” ka thënë Harvey Dent… po këto te #bbvipal s’do kenë dëgjuar për të”.

'Po vetëdegjenerohen', Fjoralba Ponari kundër sjelljes

Statusi i saj ka sjellë komente të shumta ku disa e mbështesin e disa jo. Dikush i tha me ironi se ishin duke e pritur që ajo të fliste për sjelljet e banorëve në shtëpi, ndërsa moderatorja iu përgjigj duke i thënë se fansat e tyre duhet t’i ndihmojnë pasi po i lënë të lirë të vetëdegjenerohen.

“Me qenë se nuk kanë njerëz të tjerë afër që ua duan të mirën e i lënë të vetdegjenerohen, ndoshta ju si fansa ua jepni një sinjal.”, u përgjgj Fjoralba.

Ndërsa një ndjekës tjetër shkroi se Fjoralba po gjykon me standarde të dyfishta dhe se nuk ka reaguar për gabimet e Deas, Oltës apo Kejvinës. Por, moderatorja theksoi se i ka dënuar gabimet e të gjithave.

'Po vetëdegjenerohen', Fjoralba Ponari kundër sjelljes

MË TË LEXUARAT

To Top