Moderatorja Erjola Doçi ka folur për rikthimin në Big Brother Vip Albania të Ronaldo Sharkës dhe Bledi Manes në primen e të shtunës.
“Të dy i mbështes por Bledi Mane nuk e duroi dot tradhtinë që i bëra me Ronaldo Sharkën dhe shkoi u fut në shtëpinë më të famshme”, u shpreh Erjola për kolegët e saj të “E diell”.
Ajo tha se nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ronaldo me të cilin nisi bashkëprezantimin e një programi të dielën që lamë pas. Doçi e cilësoi sjelljen e Ronaldos si pabesi, megjithatë theksoi se ai ka dashur të shfaqë veten edhe njëherë duke qenë se herën e parë nuk pati mundësi.
“Nuk kisha lajmërim. Erdhi pak si pabesi. Ronaldo e ka parë Big Brotherin si oaz që tërheq goxha klikime. Dhe ka dashur të shfaqë veten e saj se nuk pati kohë mjaftueshëm ta bënte”, tha ajo në “Procesi sportiv”.