Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Rikthimi i ish banorëve në “Big Brother VIP Albania”, kanë trazuar ujërat brenda shtëpisë. Miqësitë e dikurshme nuk janë të njëjta, dhe ato kanë marrë kahje tjetër. Bëhet fjalë për Luizin dhe Kiarën drejt Efit.
Efi po e ndjenë ftohjen e Luizit, teksa për Kiarën mendon se ka ndryshuar shumë. Madje, ajo nuk do që ajo të shkojë në finale. Efi u shpreh se nëse nuk do të shkojë ajo, do të donte të shkojë Blendi.