Efi dhe Kristi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Kjo pasi Kristi e ka quajtur banoren “lodër” dhe sigurisht Efi nuk e ka pritur aspak mirë.
Konkurrentja është ndjerë e ofenduar, teksa i ka thënë se nuk ka hyrë në shtëpi për të argëtuar askënd. Efi ka shtuar se ka dalë jashtë shtëpisë nga një nominim shumë i fortë dhe se janë njësoj të fortë të dy në atë lojë.
Nga ana tjetër Kristi i ka thënë se rihyrjen e saj dhe të banorëve të tjerë, e sheh si argëtim për banorët e vjetër, ndaj e tha atë që ajo dhe Bledi të reagonin.