Rozë

Bëhen komente negative edhe për Kiarën: Ti dole ndryshe dhe u fute ndryshe

Pas rikthimit në “Big Brother VIP”, Kiara është shfaqur më ndryshe se zakonisht. Disa banorë e kanë konsideruar më të ftohtë, ndërsa disa të tjerë si arrogante.

Mbrëmjen e sotme ato u pyetën më gjerë rreth këtij ndryshimi, ku secili prej tyre dha një mendim.

Kiara: Kjo është një Kiarë me një siguri më tepër, kam kuptuar disa gjëra më shumë. Nëse shihni një Kiarë tjetër është e drejta ime.

Nita: Jo të na fyesh neve. Dole ndryshe erdhe ndryshe.

Kristi: Ke disa sjellje që i bënte Luizi.

Nita: Njerëzit të kanë dashur më shumë atëherë. Je njohur për drejtësinë tënde.

Luiz: Më pëlqen më shumë kështu.

Nita: Je duke ja ngrohur shumë shpatullat

Luzi: Kush të llogarit ty?

Nita: Pse po ndërhyn? Jam duke folur me Kiarën.

Kiara: Kam qënë unë që i kam dalë kundër Luizit për ju dhe çfarë keni bërë ju?

Gjëra më shumë nuk them dot.

Bledi: Ka ndryshuar gjithçka. E kam thënë që kjo është Kiara e vërtetë. Kiara duhet të luftojë e vetme, do ta bëjë më të fortë, jo të luftojë nën ofertë.

Kështu duhet të vazhdojë, të dimë e ne çfarë strategjie të bëjmë.

Efi: Kiara ka qënë e mirë dhe e sjellshme, jo kjo që është tani.

Dea: A është e lën duar që ka këtë sjellje?

Kiara: Jam e zhgënjyer.

'Dole ndryshe dhe erdhe ndryshe', banorët komentojnë

MË TË LEXUARAT

To Top