Rozë

Kanë qenë të ndarë prej vitesh, nisin zërat se Tuna dhe Cozman janë bashkuar

Tuna dhe Cozman vendosën që ta risjellin 2016-ën, teksa pas shumë vitesh nga bashkëpunimet e tyre të famshme nga koha kur ishin cifti më i famshëm i showbiz-it, kanë sjellë një projekt të ri, që flet për ndarje, dashuri dhe ribashkime.

Kënga quhet “I huj”, sic ata kanë qenë për njëri-tjetrin gjithë këto vite, e nga komentet duket se është pëlqyer shumë si koment, fundja si dyshe kanë qenë dhe janë mjaft të suksesshëm dhe vetëm historia e tyre do mjaftonte për të tërhequr vëmendjen.

E meqë jemi tek historia e ish-ciftit dhe komentet, zyrtarisht ata janë rikthyer në muzikë bashkë, por njerëzit kanë dëshirën dhe përshtypjen që ata po vazhdojnë edhe dashurinë e lënë përgjysëm. Për këtë mjafton t’i hedhim një sy seksionit të komenteve në videoklipin e tyre, ku mund të vëmë re mendime të tilla:

Madje për fansat e tyre, pas ribashkimit të Tunës e Cozman, “jeta është kthyer në normalitet”.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar as aludimet nga burimet e afërta me ciftin që ata janë riktyer vërtetë dhe ne shpresojmë të jetë kështu, për hir të dashurisë. Nëse doni të hiqni dyshimet, mund të shihni edhe tekstin e këngëns, ne po ju japim vetëm një pjesë:

…E ftohtë o nata!
Pa ty nuk pata
Asnjë ditë të bardhë
U than
Fjalet e mrama
Dashni me drama
Shpirtin po ma than

Per mu nuk je i huj
Hala mas teje unë luj
Fjalet qe i tham krejt ranë n’ujë
Fajin tash unë e mbaj e vuj…

MË TË LEXUARAT

To Top