Rozë

Duken shumë ndryshe, mjeku zbulon ndërhryrjet që kanë bërë vajzat që janë në ‘Big Brother’

Mjeku Panajot Papa ka zbuluar në “Shqipëria Live” ndërhyrjet e të gjitha vajzave të Big Brother Vip.

'Kiara botoks, Efi hundën, Dea buzët...', mjeku zbulon

Për Kiarën, mjeku tha: “Ka bërë trajtime. Është hapur cepi syrit. Kemi një rritje të distancës. Mund të ketë bërë një trajtim botoksi sepse është tërhequr shumë pjesa e vetullës e theksuar edhe me një tatuazh në pjesën e vetullës.

Po të shikojmë, jep efektin jo harmonik sepse janë afruar shumë cepat në brendësi të vetullat dhe tregon atë efektin e keq, kur ngrihet shumë cepi i vetullës. Mund të ketë pasur një trajtim me acid hialuronik. Duket që mund të ketë pasur një trajtim në pjesën e buzëve dhe kemi një zvogëlim në pjesën e hundës duke ndryshuar në vazhdim edhe pjesën e mollëzave. Ndodh gradualisht”, deklaroi mjeku.

Për Efin mjeku theksoi se ka bërë ndërhyrje në pjesën e hundës. ”Duket që ka bërë hundën. Po të shikojmë majën e hundës te fotografia. Në momentin që qesh, muskujt ulin majën e hundës.Te mollëzat nuk besoj se ka ndërhyrë. Mund të jetë bërë pak trajtim te pjesa e buzëve. Mund ta ketë bërë në format hidratimi. 98% e acidit jaluronik është ujë. Që të arrish masa të caktuara duhet të bësh sasi. Aty është suksesi i mjekut dhe pacientit, tha ai.

Nga ana tjetër, Keisi duket se është e vetmja vajzë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën duke pasur tiparet në harmoni me njëra tjetrën.

“Nuk besoj se ka bërë trajtime. Mund të shikojmë te pjesa e buzës ka të theksuar atë linjën që me kalimin e viteve fillon dhe theksohet. Po të shikojmë mollëzat ka një harmoni në fytyrën e saj”, u shpreh mjeku.

Nita është ndër ato personazhe që ka ndryshuar shumë pak, dhe sipas mjekut mund të ketë bërë ndërhyrje në pjesën e vetullës, ose botoks.

“Nuk ka ndryshuar, nuk kemi modifikim të theksuar. Pjesa e vetullës është pak cepi më i ngritur. Në rastin që gjithmonë, kur bëhet botoksi gabim ngrihet cepi i vetullës. Buzën nuk e ka ndryshuar, as te hunda nuk ka bërë ndryshim, Insistoj te pjesa e syrit, por duket harmonike”, tha ai.

Për Jorin, mjeku tha se ajo mund të ketë bërë ndërhyrje të lehtë në pjesën e hundës dhe buzëve.

“Ka një hark pjesa e hundës. Buzët potencialisht mund të ketë bërë pak acid jaluronik. Nëse është prekur hunda zvogëlohet distanca dhe buzët duket sikur janë të fryra. Në bazë të fotografisë që shoh. Insistoj se hunda dhe buza mund të jenë bërë, ose janë bërë mirë. Ose falenderojmë mamin dhe babin që e kanë bërë ashtu”.

Ndërsa Dea, sipas mjekut ka bërë vazhdimisht trajtime të fytyrës në të gjitha tiparet.

“Ka pasur trajtim, ka vazhduar të bëjë edhe trajtime të tjera. Mund të themi ballin, hundën, buzët, mollëzat. Ka bërë një trajtim në pjesën e buzës. Mollëzat mund t’i ketë hidratuar, tha mjeku.

'Kiara botoks, Efi hundën, Dea buzët...', mjeku zbulon

'Kiara botoks, Efi hundën, Dea buzët...', mjeku zbulon

MË TË LEXUARAT

To Top