Rozë

Hera e fundit që ka fjetur me një burrë? Zhaklina çudit me përgjigjen

Zhaklin Lekatari ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Gjatë intervistës u shpreh se flirti për disa çifte e ushqen marrëdhënien dhe e bën më interesante, ndërsa për disa të tjerë është tradhti.

Kur ka qenë për herë të fundit në një

Ajo shtoi se vetë ka shumë vite që nuk është në një marrëdhënie, që nga periudha kur Instagrami nuk ekzistonte.

“Për disa flirti e ushqen marrëdhënien, e bën marrëdhënien kryesore, më interesante, të rëndësishme, të vlefshme. Për disa të tjerë flirti është tradhti, varet nga elementët kulturorë, botëkuptimi i partnerëve, nga kufijtë që kanë vendosur marrëdhënies së tyre. Nuk mendoj që ka një formulë.

Për disa njerëz një flirt, një mesazh në Instagram është tradhti e madhe, për disa të tjerë jo. Varet, nuk jam në një marrëdhënie, por për mua tradhtia ekziston. Kam shumë vite që nuk jam në një marrëdhënie dhe kur kam qenë unë në një marrëdhënie Instagram-i nuk ekzistonte. Varet se si është përmbajtja e mesazhit në Instagram dhe kohëzgjatja”, tha Zhaklina.

Kur ka qenë për herë të fundit në një

MË TË LEXUARAT

To Top