Efi Dhedhes është njëra nga banoret e Big Brother VIP Albania që ka marrë vëmendje të madhe në edicionin e dytë. Ish-konkurrentja e “Përputhen” u rifut sërish në shtëpi bashkë me tre banorë të tjerë si ndër më të votuarit nga publiku.
Si vajzë e çiltër, ajo nuk heziton të zbulojë gjëra nga vetja, e kaluara apo edhe të shpreh mendime për ndonjë gjë.
“Kam punuar në një klub nate, sepse të vazhdoja shkollën në Durrës por thash me veten time që e vetmja mundësi dhe të kem një lloj buxheti ishte jeta e natës, një herë në javë, hostess. Por ça hostess isha unë ishte mirmbrëma si je, dy orë në tualet.
Nuk mundesha. Nuk e bëja dot, derisa pastaj ika”, u shpreh ajo. Megjithatë, Efi nuk dha ndonjë detaj në lidhje me këtë përveç asaj se ka mirëpritur klientët.