“Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri nga televizioni Klan dhe nga autorja e moderatorja Luana Vjollca. Vetëm 4 ditë kanë kaluar nga hapja e aplikimeve të programit dhe në rrjet është bërë nami.
Mbi 30 mijë persona beqarë të interesuar në linkun zyrtar të aplikimit të “Love Island Albania”, i cili është “loveisland.tvklan.al”
Mes 30 mijë personave kanë aplikuar jo vetëm të rinj plot pasion dhe gati për aventurën më të bukur që i pret, por edhe personazhe “influencers” shqiptarë.
Jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe shumë të rinj shqiptarë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra edhe Franca.