Amerikanët Sean Merrill dhe e shoqja, Darilyn po ktheheshin në shtëpi kur vunë re Robert Ford duke ecur. Fordi punon si kujdestar në një shkollë.
“Dukej i lodhur nga një ditë punë, me një kuti ushqimi në dorë dhe kokën e varur”, thotë Merrill. “Ndalova dhe e pyeta nëse kishte nevojë ta çonim diku”.
Gjatë udhëtimit, ai u tregoi se atë ditë nuk e kishte kapur dot autobusin.
Çdo ditë, ai udhëtonte dy orë e gjysmë me transport publik për të shkuar në punë. Merrill, që është mekanik, gjeti një makinë dhe e rregulloi. Më pas ia dhuruan Ford, që mbeti i përlotur.