Lajme

Hajde-Hajde! Habit Albin Kurti se në bankë paska vetëm 934 euro/ Kurse gruaja ka…

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para të gatshme vetëm 934 euro e 38 cent.

Vetevendosje nominates Albin Kurti for prime minister of Kosovo

Në deklarimin për vitin 2019, sa ishte si deputet i Kuvendit të Kosovës, deklaroi të hyra vjetore prej 19 mijë e 40 euro. Ai, gjithashtu nuk deklaroi se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme.

Siç kishte shpjeguar edhe më parë, ish-kryeministri kosovar jeton me qira në një banesë në Prishtinë.

Ndërsa, një apartament në vlerë prej 400 mijë eurove e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes e të cilin e ka blerë në vitin 2018.

The profile of the new Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti ...

Në emër të bashkëshortes, Kurti ka deklaruar edhe 9 mijë e 650 euro si para të gatshme. Ndërsa, si detyrime kreditore, ai ka përshkruar edhe 242 mijë euro e 224 euro të cilat i kishte marr bashkëshortja e tij për blerjen e banesës në Oslo të Norvegjisë.

Paga vjetore e bashkëshortes së kryeministrit kosovar në deklarimin e pasurisë është përshkruar në vlerë prej 46 mijë e 990 euro.

Kosovo: Kurti cuts his salary by repealing the provision of his ...

MË TË LEXUARAT

To Top