Moderatorja Ilda Bejleri ka folur për shkëputjen e saj nga televizioni.
Ajo tha se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar, ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.
Por nuk la pa përmendur se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja të cilat preferoi të mos i zbulonte.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.
Bejleri gjithashtu u shpreh në intervistën e saj në “Edicioni Veror 2020” se gjatë pandemisë është marrë me palestër.