Dy prindër, gruaja zvicerane dhe burri nga Kosova akuzohen për ab uzim masiv dhe posh tërim të dy fëmijëve të tyre për vite me radhë.
Çifti i cili jetonte në Cyrih, sipas akta kuzës ka keqt rajtuar dhe lënë pas dore dy fëmijët e vet – një vajzë dhe një djalë që tashmë janë të rritur – në periudhën në mes të vitit 2003 dhe 2010.
Që nga viti 2006 e në vazhdim, prindërit i mby llnin gati për çdo natë, fëmijët, atëbotë shtatë dhe tetë vjeç, në dhomën e fëmijëve.
Ndërsa nga viti 2008, ata i mby llnin në bodrumin e shtëpisë.
Fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata të ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi.
Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vjet më e vjetër më pak se 22 kilogramë.
Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë.
Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj,
Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij.
Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën.