Një video e një vogëlushi mjaft simpatik që e quan veten shqiptar i Kosovës, po qarkullon online.
Djali po i tregonte nënës së tij se mësuesja nuk duhet ta dërgojë tek shkolla e kosovarëve pasi ai nuk është kosovar.
Por kur e ëma i thotë je kosovar, ai nis të qajë. “Unë nuk jam kosovar por shqiptar i Kosovës”, thotë djali duke qarë.