Ajo është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse vetëm 22 vjeçare, Fjolla Ujkani ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo në Agjencinë Kundër K orrupsionit ka deklaruar pasurin e saj, si dhe të ardhurat mujore.Familja e saj ka të trashëguar një tokë me vlerë të 90 mijë eurove, ndërkaq shtëpia e tyre ka vlerë prej 100 mijë eurove.
Deputetja e VV-së posedon një veturë të tipit Mercedes të blerë në vitin 2019 me vlerë prej 9.900 eurove.
Po ashtu, familja e saj ka dy vetura tjera të blerë në vitin 2017 dhe 2018.Ndërkaq, posedojnë një fabrikë të llaqeve në vlerë prej 450 mijë euro.
Gjithashtu, deputetja Ujkani ka deklaruar të hyrat e saja, si dhe kursimet të cilat i kanë në institucione financiere.