Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimin e tij për vde kjen e skulptorit shqiptar Ben Bajo si shkak i coronavirusit.
“Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar”, ka shkruar Rama ndër të tjera në Facebook.
Postimi:
“Çfarë trishtimi!
Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vde kjep rurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së ka sap hanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.
Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.
Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën që veprat mbeten.
Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vd ekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve v de kja nuk le për dëshmitarët e saj”.