Lajme

Mbylli sytë sot në mëngjes nga Covid-19, motra e artistit shqiptar ta prek zemrën: Pa vëlla, ma le shpirtin bosh!

Motra e skulptorit Arben Bajo, i cili nuk i mbijetoi dot sëmundjes së Covidit, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.

Humbi mikun e tij skulptor, Rama: Çfarë trishtimi! Ben Bajo nuk do ...

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Iris Bajo shkruan se kjo është një dhimbje e madhe dhe tashmë e ka shpirtin bosh.

E motra kujton të gjithë momentet e bukura që ka kaluar me skulptorin, teksa shton se një ditë do të takohen sërish. “Nuk do jesh më këtu derisa të puqemi sërish atje ku je ti tani e të vazhdojmë ku i lamë. Do rri me këtë mendim derisa të vijë koha”, shkruan mes të tjerash Iris Bajo.

Ben Bajo iku! Turp për këtë vend që melhemet i përdor për të ...

Postimi i plotë:

Ben!!! Më le pa vëllain e vetëm, më le pa shokun e ngushtë, me boshatise shpirtin! Nuk të ndenja dot afër në fund, siç me ndenje ti mua në halle. Nuk do jesh me të më ngushëllosh, të më japësh mend, të me tregosh historitë e “sekretet” e familjes, nuk do qeshim e nuk do pimë me bashkë, me ore, e nuk do bëjmë më plane.

Edi Rama: Çfarë trishtimi, Ben Bajo nuk do t'i hapë më sytë

Thjesht nuk do jesh më këtu, deri sa të puqemi sërish atje ku je tani, e t’i vazhdojmë ku i lamë. Do rri me këtë mendim, derisa të vije koha! Deri atëherë, do përqafoj skulpturat që më dhurove, e do shoh mesazhet që këmbyem, deri ditën e fundit, para se te bije në gjumë.

Kujtojmë që skulptori, ndërroi jetë mëngjesin e 9 gushtit, si pasojë e Covid-19. Bajo prej ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe nuk arriti ti mbijetojë virusit.

Ben Bajo iku! Turp për këtë vend që melhemet i përdor për të ...

MË TË LEXUARAT

To Top