Lajme

Pipero e pranon fajin: Artistin e madh që humbi jetën nga koronavirus duhet ta kishim çuar jashtë, ja pse nuk vepruam

Sot ka ndërruar jetë nga Covid-19, skulptori dhe pedagogu i njohur Arben Bajo, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Humb jetën nga COVID-19 skulptori i njohur Arben Bajo - Shqiptarja.com

Por, në rrjete sociale disa akuzojnë se skulptorit të njohur nuk iu gjend gj ak dhe kësisoj humbi jetën, ndërsa disa të tjerë, njëri prej tyre mik i të ndjerit, bën me dije se gjaku u gjend që dje paradite.

“Unë Benin e kam mik, ime shoqe ka kolege Teutën, të shoqen e Benit. Si pasojë e këtyre lidhjeve kam qenë në kontak të vazhdueshëm me familjen dhe stafin mjekësor. Ju informoj se gjaku është gjendur qysh paraditen e sotme, por b eteja vazhdon me mushkëritë…

Ndarja nga jeta e artistit Arben Bajo pas thirrjes së miqve për ...
Jam konsultuar edhe me mikun tim, Prof. Piperon”, shkruan Genc Llakaj, mik i të ndjerit.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Bajos, neësbomb.al ka kontaktuar me mjekun Pëllumb Pipero, i cili thotë se në rastin e të ndjerit bëhej fjalë për plazëm hiperimune ose imune e përfituar nga persona në konvaleshencë, pra që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antitrupa anti-Covid.

Ndërkaq ai shton se pla zma hiper imune është një praktikë e konsoliduar në shumë vende, por ende jo në Shqipëri. Siç thotë Pipero për neësbomb.al, në vendin tonë po punohet se bashku me një ekip specialistesh italianë, për të mundësuar përfitimin nga përdorimi i plazmës, por ende nuk dihet kur do aplikohet.

Po lufton me vdekjen i intubuar, kush është skulptori Arben Bajo ...

MË TË LEXUARAT

To Top