Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19.
Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Patos.
Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëzh. Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike.
Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të majme, kur nuk kanë respektuar masat ndaj virusit.