Zbardhet de.shmia e prinderve të milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i paj.etë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling Hill me 30 korrik.
E ëma e milionerit që zotëronte një kompleks luksoz për dasma në kryeqytet ka treguar se menjëherë pas pandemisë i biri ishte mbyllur në shtëpi nga fr.ika e koronavirusit:
“Atë ditë rreth orës 6.45 në një gjendje jo normale më pyeti: ‘kush më hyn në telefon dhe më bën muzikë’. Ai i kishte th.yer edhe dy telefona të tjerë, kishte hequr fishat e televizorit, dilte nga dhoma në mënyrë të pakontrolluar, pretendonte se dëgjonte zhurma dhe muzikë” .
Urani Lazaj, thotë se i biri nuk kishte konf.likte, mosmarrëveshje apo borxhe me askënd.
I riu drejtonte një biznes eventesh në Maminas dhe ditën e ngjarjes, në një nga vilat e rezidencës, përveç të ëmës gjendej edhe bashkëshortja e vi. ktimës së bashku me dy fëmijët e mitur.
“Im bir kishte kohë që nuk dilte jashtë nga fr.ika e koronavirusit… Djali ka vr.arë veten, nuk i di arsyet se përse. Dyert ishin të mbyllura, dritaret dhe grilat”, deklaron gruaja për policinë sipas pohimit për gazetën “Si” nga një agjent i zbardhjes së ngjarjeve.
Banesa survejohej së jashtmi me kamera, ndërsa brenda jo. Edhe i ati i milionerit, që u njoftua nga të afërmit menjëherë pas ngjarjes, tregoi se prej ditësh i biri pretendonte që shikonte persona.
“Kjo paranojë i filloi në kohën e karantinës ku qëndronte me orë të tëra i mbyllur. Fiksohej se shikonte njerëz jashtë vilës, por ne nuk shihnim asnjeri, kurse vila kishte al.arm dhe kamera dhe ato nuk tregonin gjë” .
Burri tregon se mbrëmjen përpara ngjarjes, i biri kishte mbyllur grilat pasi në një anë të vilës kishte rënë al.armi.
“Më pas e ç’aktivizuam al.armin e jashtëm, por më pas ai kërkoi grila të ngurta pasi u fiksua që kishte persona jashtë, edhe pse jashtë shtëpisë nuk shikonim asnjë person”, thotë babai i vi.ktimës.
Sipas familjarëve, gjendja e të riut ishte rënduar javë më parë kur ai th.yente telefona dhe i kërkonte edhe familjes që të mos mbanin telefona.