Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet me COVID-19.
Sipas njoftimit në 24 orët e fundit kanë 14 persona dhe numri në total i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 341 raste.
Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 172 raste pozitive duke e çuar në total numrin e të prekurve në 10.419 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.