Dasmat në vendin tonë vijojnë të përcjellin mesazhe të veçanta, ndërsa vite më parë mund të ndodhte rrallë që të mos shoqërohej me diçka për të cilën të ftuarit nuk do ta harronin shpejt.
Disa nga ritet që përdoren në evente të tilla kthehen në ‘mite’ dhe rrëfenja midis njerëzve, ndërsa ndodh që siç thotë një fjalë e urtë “dasëm pa dh imbje e vd ekje pa të qeshura nuk ka”.
Pak a shumë një mesazh të tillë ka dashur mbase të përcjellë një djalë që ka vendosur t’i japë fund me ‘shumë dhim bje’ beqarisë.
Mjeti i dekoruar me të cilin ka shkuar për të marrë nusen, mban një targë mjaft të çuditshme.
Në të është shkruar, “Gruja është bela”, ndërsa nuk dihet nëse dhëndri nuk e ka për herë të parë martesën që ia din hallet kësaj pune apo dikush tjetër ia ka këshilluar. Por diçka është e sigurt, dhëndri në fjalë nga Fushë-Kruja ka nevojë për kurajo.