Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me një të afërm që kishte ndërruar jetën.
Boçi pretendon se i afërmi i tij ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa ngre akuzat se personave afër tij nuk i është bërë testim.
Demokrati pretendon se ministria e Shëndetësisë e ka fs hehur rastin e tij dhe se në deklaratën e asaj dite ka përmendur vetëm dy gra.
“Një njeri i afërm i imi ndërroi jetë nga Covid ndërsa nuk është bërë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij. Unë e kam mbajtur në heshtje këtë rast por kur zemërata me një menaxhim të tillë është aq e madhe, nuk mund ta mbash vetëm për vete. Humbi jetën në Spitalin Infektiv, e kam deklaratën e autoriteteve shëndetësore, e dëgjova dhe përmendi vetëm dy gra që kishin humbur jetën, ndërsa për rastin e personit tim të afërt nuk u përmend.
Nuk ka ndërkohë testime të njerëzve të familjes, të kontakteve parësore dhe dytësore. Rasti i fundit është i drejtoreshës së Zyrës Arsimore që doli me Covid, por asnjëri prej punonjësve të tjerë nuk janë testuar. Vetëm para 30 minutash kam mesazh që asnjë nga personat që punon aty, nuk është testuar. E vërteta shëron, duhet pranuar se të lejon të ruash vetveten, personat afër teje dhe shoqërisë.