Lajme

Nëna e tij mbledh bidona plastikë në kosha, i vogli shqiptar ta prek shpirtin: Mos qaj o ma se ja dhe pak do rritem unë e do punoj për të dy

Është nënë e një fëmije jetim dhe detyrohet të dalë në koshat e plehrave për të mbledhur diçka, sado pak qoftë, që në fund të ditës t’i shtrojë diçka në tavolinë të birit.

E çel dhe e mbyll agjërimin me ujë dhe sheqer”/ Historia e ...

Është vetëm, 52 vjeçe dhe e sëmurë. I shoqi i ka ndërruar jetë dhe jeton me 40 mijë lekë të vjetra në muaj në një shtëpi blrucë që ka mundur ta marrë me qira me 60 mijë lekë të vjetra.

Historia e Zana Polios është e dhlmbshme sido që ta shohësh, por veçanërisht kur sheh djalin e saj 11 vjeçar tek derdh lotë kur e sheh të ëmën të rraskapitur, të vënë përfund.

Mami mos qaj të lutem, unë do rritem dhe do të punoj për të dy ...

Kjo nën shqiptare tregon se ka vuajtur thellë kur i shoqi i ndërroi jetë 6 vite më parë si pasojë e një infarkti në zemër.

Zana: Jam Suzana Polios 52 vjeçe. U martova 40 vjeçe dhe 41 kam lindur djalin. Në 2008 burri, Spiro, u largua në Greqi ndërsa në 2013 ndodhi fatkeqësia, i ra infarkt në zemër. Ishte 48 vjeç… UIëriste babai atje në shtëpi. Mendova se kishte vd.ekur halla. I thash baba çfarë ka ndodhur, ka gjë halla? Jo më tha… në atë moment rash përtokë dhe nuk përmendesha dot.

E çel dhe e mbyll agjërimin me ujë dhe sheqer”, historia e ...

Zanës i mbushen sytë me lotë kur thotë se është e detyruar ta përtypë turpin që ndjen kur shkon afër koshave të plehrave.

Djali: Kudo që shkon mami shkoj dhe unë. Unë rri me mamin, bisedoj me të dhe i them mamit kur do e marrim një shtëpi. Ajo më thotë që nuk kemi të ardhura.
Unë shkoj në shkollë. Loz me shokët… i them mamit do më japësh pak bukë, por mami ndonjëherë më thotë që nuk kam bukë të të jap (qan).

Zana: Kam ngelur dhe pa ngrënë. Kam marrë bukën e kam bërë thërrime dhe i hidhja ujë e sheqer. Kam qenë në muajin e ramazanit. I lija të iknin të gjithë se nuk i tregoja se çfarë po haja, ato copa thërrime… i haja vetëm (qan). Herë me bukë hera pa bukë.

E teksa Zana përlotet dhe ul kokën, i biri e përqafon. I premton se nuk do e lërë kurrë vetëm dhe se ai do të punojë çdo ditë për të.

“O ma mos qaj, mos u mërzit, më ke mua. O ma unë të dua shumë. Do rritem, do punoj dhe do të ndihmoj unë ty (qan). Në çdo vend do të shpëtoj unë, kur të kesh probleme, do t’i bëj unë të gjitha. Mos qaj të lutem.”

Mami mos qaj të lutem, unë do rritem dhe do të punoj për të dy ...

 

 

 

 

 

MË TË LEXUARAT

To Top