Një grua në Shtetet e Bashkuara nuk është treguar e përgjegjshme, madje më keq se kaq, duke shkuar për të bërë thonjtë, edhe pse e dinte se ishte prekur me koronavirus.
Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo la takim dhe shkoi në qendër estetike. Kur estetistja e pyeti nëse është e infektuar me Covid, ajo tha se prej kohësh e ka kaluar virusin.
Estetistja pasi e kuptoi se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën në rrjetet sociale.
Edhe pse e fshiu pak më vonë, kjo bisedë u bë virale. Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistes shkruhej: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë.
Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.