Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video të gazetarit Erion Skëndo, i cili përgënjeshtron deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për shifrat e të infektuarve.
Duke iu referuar deklaratës së tij, Duma thotë se pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.
“Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet. Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.
Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash. Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë”, shklruan ajo krahas videos.