Lajme

(Video skandaloze) Vajza shqiptare që ka prindërit shtruar me koronavirus jep lekë te dera e spitalit: Ja sa duan mjekët dhe ja sa infermierët

Situata te spitali “Shefqet Nroqi” ku ndodhen të shtruar rreth 200 pacientë me koronavirus, paraqitet tepër e rëndë.

Për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsinin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

Shefqet Ndroqi” gati të rikthehet në spital COVID-2, numri në ...

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

MË TË LEXUARAT

To Top