Mësohet se aktualisht ajo po trajtohet për sëmundjen vdekjeprurëse në Spitalin e Përgjithshëm në Berane.
MAL I ZI- Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi ditën e sotme kanë njoftuar se një foshnje foshnje gjashtë muajshe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Mësohet se aktualisht ajo po trajtohet për sëmundjen vdekjeprurëse në Spitalin e Përgjithshëm në Berane. Në spital po ashtu janë të shtruar edhe 43 pacientë të tjerë ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Një total prej 6 pacientësh kanë gjendje më të rëndë, dy prej të cilëve janë me ventilim mekanik jo-invaziv. Një foshnjë gjashtëmujore e cila është pozitive, gjithashtu po trajtohet në spital”, thuhet në një deklaratë të institucionit shëndetësor.