Ndërron jetë një mësues nga Mirdita, i cili ishte i infektuar me COVID-19.
Mësohet se mësuesi prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë. Nuk dihet nëse mësuesi vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Për këtë ngjarje, ende nuk kemi një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bil anci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 141 raste të reja.