Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në 26 nëntorin që po vjen fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit do të bëjnë mësim në godinë të re.
Gjithashtu në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama shton se 143 shkolla të reja do jenë gati brenda vitit 2021.
Postimi i Ramës
TiNukDoJeshKurrëVetëm Kënaqësi e madhe dalja mbi kuotën zero e projekteve të financuara nga buxheti i shtetit për Rindërtimin e Shkollave
26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e shkollës “Kajo Karafili” të Maminasit, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.