Probleme me vjehrrën? Le të ngrejë dorën ajo që nuk ka pasur ku rrë ndonjë problem me vjehrrën. E kam fjalën për mosmarrëveshje të vogla, por dhe nga ato të mëdhatë që thua: “ O unë, o ajo!”.
Nëse jeni pjesë e atij grupi fatlum ku vjehrra është si mamaja juaj, është mbështetësja më e madhe, ku vlerësimi nga ajo është i qenësishëm, ky artikull nuk është për ju. Nëse nuk jeni nga ato që duan t’i bëjnë bust vjehrrës, atëherë vazhdoni dhe lexoni këshillat tona.
Në tregimet apo gojëdhënat shqiptare vjehrra është ajo që fut hundët, që tregon si duhet gatuar, si duhet rritur fëmija, si duhet të sillemi, që mendon që nusja nuk është mjaftueshëm e mirë për princin që ka rritur vetë. Me pak fjalë është ajo që prish harmoninë familjare.
Por a mund të mbijetojmë ndaj një vjehrre që fut hundët dhe e cila nuk do të zbresë nga froni familjar ?
Në fakt ti mund të jesh me fat duke pasur një ale ancë me burrin- që do të thotë që ai është i pavarur- pra që di të kryejë funksionet jetike edhe pa ty dhe që në situata kritike do mundohet të ruajë ekuilibrin.
Mbijetesa në këtë dimension është më e lehtë sidomos nëse jetoni në banesa të ndara. Mjafton që të ruani një largësi të ekuilibruar dhe që ta respektoni pavarësisht ndërhyrjeve pa takt që ajo mund të bëjë. Nëse burri juaj është nga ata që nuk ia kthejnë fjalinë mamit dhe nëse mbi mamin nuk ka asnjë autoritet tjetër, jeta juaj do jetë malore.