Rozë

Jepen disa detaje: Ja çfarë do të ndodhë me Arilena Arën dhe Eurovizionin, kur do…

Pandemia prishi planet e festivalit “Eurovision 2020” dhe jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara, të përfaqësonte vendin tonë.

Ç’do të ndodhë me Arilena Arën dhe përfaqësimin e Shqipërisë në ‘Eurovision 2021’

Për shkak të emergjencës Covid-19 festivali ndërkombëtar nuk u mbajt dhe u shty për vitin tjetër, ndërsa ishte ende e paqartë çdo të ndodhte me përfaqësuesit e këtij viti.

Megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar, Andri Xhahu, i njohur për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë, ka treguar çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë.

Ai ka treguar se disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njejtët artistë të këtij viti me të njejtin projekt ose me një të ri.

Arilena Ara on Twitter: "?☁️… "

Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri.

Këtë gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria. Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit. Megjithatë, pritet ende një vendim zyrtar.

Arilena Ara gets dramatic in "Fall From the Sky" music video

MË TË LEXUARAT

To Top