Një grua e re në moshë ka sjellë në jetë fëmijën në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
News 24 raporton se nëna ka qenë e infektuar prej disa ditësh me Covid-19, por fatmirësisht ka bërë një lindje natyrale. Si ajo dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e fëmija kanë lënë tashmë spitalin dhe janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Foshnja, ditën që ka lënë spitalin, ka qenë negativ në testin ndaj koronavirusit.