Italia ka shënuar sërish rritje të numrit të të infektuarve në 24 orët e fundit, ku janë konfirmuar 574 raste të reja me COVID-19, ndërsa ditën e djeshme ishin 523 raste.
Ndërkohë është përgjysmuar numri i vik timave në krahasim me ditën e djeshme, pasi 3 persona humbën jetën për shkak të COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 252.809 persona të infektuar dhe 35.234 vik tima, ndërsa deri në fillim të qershorit ishte një nga vendet më të prekura nga koronavirusi.