Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kakavijë, ku një autoambulancë ka përplasur për vde kje një fëmijë, i cili qendronte me familjen e tij në radhë për të kaluar kufirin.
Fëmija ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa autoambulanca po transportonte një person që ishte ndjerë keq pas orëve të gjata në radhë.
Mësohet se fëmija ka qenë në hije së bashku me të ëmën, në momentin kur është marrë përpara nga autoambulanca, shoferi i të cilës është shoqëruar nga ana e Pol icisë.
“E v rau djalin para syve tanë, e mori z varrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi e v rau, po rrinte me të ëmën në hije. Ishte para nesh, na e vr anë para syve”, shprehen të tjerë qytetarë në dëshmitë e tyre dhëna për mediat.