Së fundmi mediat turke raportuan se aktorja Gokçe Akyildiz është ndarë nga bashkëshorti i saj.
Gokçe e cila është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Songylit” në serialin “Lule të vetmuara” ishte e martuar prej tre vitesh me Mustafa Ozyurt. Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Lule të vetmuara”, ku Mustafa punonte në prapaskenë.
Çifti shumë shpejt u bënë edhe prindër të një djali.
Atëherë kur të gjithë mendonin se gjërat mes tyre ishin mirë, Gokçe dhe Mustafa vendosën t’i jepnin fund.
Vetëm pak ditë më parë mediat turke raportuan se çifti ka firmosur divorcin dhe shkak i ndarjes së tyre janë bërë disa zënka e keqkuptime.
Pas ndarjes Gokçe ka marrë kujdestarinë e djalit. Sot aktorja ka postuar për herë të parë në rrjete sociale pas lajmeve të divorcit.
Ajo nuk duket aspak e mërzitur, përkundrazi shfaqet në super formë në dy fotot e fundit.Në njërën prej fotove Gokçe pozon me djalin, e veshur me një fustan me lule ndërsa në një foto tjetër shfaqet e buzëqeshur teksa konsumon drekën.