Leximi

Pamjet po thyejnë rrjetin/ Kishte probleme me gjumin, vendosi kamera në dhome dhe u shokua nga ajo që pa

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe pa një gjumë të mirë në shtrat ne do të ecnim si “të vdekur”.

Kështu që, kur dikush apo diçka po ua prish gjumin, ju do të dëshironi që ta zgjidhni këtë sa më parë.

Një burrë, së fundmi, kuptoi se gjatë gjumit ka probleme me frymëmarrje dhe vendosi që t’i japë fund problemit të tij, shkruan “The Mirror”.

Për ta bërë këtë, ai mori një kamerë dhe e ka vendosur afër shtratit të tij për të zbuluar se çfarë po ndodh natën kur ai është në gjumë – dhe çfarë ka parë ai ishte e papritur.

Kur ka parë incizimin, burri kuptoi se problemi i tij gjatë gjumit kishte një sqarim shumë të thjeshtë. Doli se macja e tij hynte në dhomën e tij të fjetjes dhe ulej para fytyrës së tij ndërsa ishte duke fjetur.

Fotografitë e zgjidhjes së problemit të këtij burri janë shpërndarë në Twitter përmes llogarisë @stluis_htx.

Ky postim shumë shpejt është bërë viral, me mbi 1.4 milion pëlqime dhe mbi 370 mijë komente.

MË TË LEXUARAT

To Top