Situata e r ëndë humanitare që ka krijuar radhë kilometrike në Kakavijë ka treguar se shteti shqiptar nuk është në gjendje tu gjendet pranë qytetarëve të tij në një moment shumë të vështirë për ta.
Ish deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër në Facebook, duke I kujtuar kryeministrit Rama se shqiptarët po dig jen në Kakavijë, ndërsa ai krihet dhe kridhet.
Në thirrjen e tij, Vasili i kërkon Ramës të lërë kre hjen politike në FB e Twitër, por të përballet me dr amën hu manitare në Kakavijë.
Postim i plotë I Petrit Vasilit: Shqiptaret ne Kakavije digjen, KM krihet e kridhet!
KM i kerkohet sot te lere kre dhjet ne det dhe krehjen politike ne FB e Twiter dhe te perballet me dramen humanitare ne Kakavije.
Kakavije eshte ne Shqiperi dhe jo ne fund te globit. Ne rruge ne mes te vapes perveluese jane shqiptare vellezerit,motrat, vajza e djem, qe punojne e robtohen dhe ndihmojne edhe njerezit e tyre ne Shqiperi te cilet qeveria i ka lene pa buke.
KM drejton qeverine dhe gjithshka qe nga logjistika dhe deri tek parate per te ndihmuar shqiptaret ne mes te rruges e ne veshtiresi.