Një ndër spektaklet më të ndjékura të humorit padyshim është ‘Portokalli’.
Së fundmi dolën shumë zëra që spektakli ‘Portokalli’ do largohet nga ekrani i Top Channel për të kaluar tek ai i ABC News ku sipas burimeve jo zyrtare regjizori Altin Basha sëbashku me një pjesë të kastit të aktorëve do transferohen tek ABC News.
Pavarësisht kësaj, shumë aktorë i dolen kundër. Sidomos ikonat e spektaklit ‘Portokalli’ si Flor Binaj dhe së fundmi Gaz Paja.
Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka qenë në qendër të mediave rozë ditët e fundit. Ajo u përfol se do të largohet nga spektakli i humorit “Portokalli”, por vetë Xhemi nuk foli asnjëherë për këtë vendim. Së fundmi, e pyetur nga një ndjekëse në Instagram, ajo ka konfirmuar për herë të parë publikisht se nuk do të jetë më në “Portokalli”. Nuk dihet ende se ku do ta shohim moderatoren se sezonin e ardhshëm televiziv, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.