Leximi

Tre herë ishte shtatzënë po i humbi/ Zoti bën mirë për këtë grua: U bë me djalë, falë…

Një histori e “ëmbël” është ajo e një çifti në SHBA. Mirella Leguia, 37-vjeçe dhe partner i saj Jason Porras, 39-vjeç, nga Teksasi, janë prindër të një djali të quajtur Nico.

Pas tij Mirella ka kaluar tre shtatzëni, por të gjitha fëmijët i ka abortuar, si pasojë e një gjendje të rrallë.

Të dëshpëruar dhe duke mos ditur se çfarë të bënin, çifti konsultohet me një mjek, i cili i sugjeroi që të gjenin një grua të gatshme për të sjellë në jetë një fëmijë për ta.

Kjo procedurë u realizua në korrik të 2019. Ndërsa fëmija erdhi në jetë në muajin prill të këtij viti. Imazhet emocionuese kanë treguar momentet sapo djali ka ardhur në jetë dhe Mirella e mban atë e lumtur në krahë.

“Nuk kam fjalë të falenderoj Christine, ajo ishte shpëtimi për ne. Unë kalova tre shtatzëni të d ështuara dhe mjekët më thanë që nuk mund të kisha një shtatzëni tjetër. Nuk kisha rrugëzgjidhje. Mjekët më thanë të gjeja një tjetër grua që të sillte në jetë fëmijën tonë. Gjatë periudhës së shtatzënisë nuk e kam shqetësuar shumë Christine. Dëshiroja që ajo të qëndronte sa më e qetë dhe e relaksuar”, u shpreh Mirella.

MË TË LEXUARAT

To Top