Pas një sondazhi të brendshëm, shoqëria e menaxhimit të aseteve Schroders, ka vendosur kështu që punonjësit e saj mund të punojnë nga shtëpia gjithë javën, në mënyrë të përhershme.
Nëse më parë ishte detyrimi që të vinin në zyrë të paktën katër ditë në pesë, rregullat tani kanë ndryshuar.
Ndërkohë që kush menaxhon në qytet dyqane, bar, restorante e parukeri druan se vendimi i Schroders do të hapë rrugën edhe për organizata të tjera.
Sipas një kërkimi të Morgan Stanley, punonjësit anglezë janë në fakt më ngurrues për tu kthyer në zyrë se sa kolegët francezë, gjermanë e italianë.