Lajme

Deputeti shqiptar që shkoi në Turqi jep lajmin e mirë: U shërova nga koronavirusi!

Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi pas infektimit me Covid -19 u dërgua në Turqi për trajtim mjekësor pasi pati komplikacione të sëmundjes.

Pozitiv me koronavirus, deputeti Enver Roshi tregon si është ...

Së fundmi në një postim në rrjetet sociale Roshi ka njoftuar se ka fituar betejën me sëmundjen në Turqi ndërsa ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor atje.

‘Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar.

Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek.

Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit’, shprehet Roshi.

Enver Roshi – Lapsi.al

MË TË LEXUARAT

To Top