Para pak ditësh Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku në spitalin “Shefqet Ndoroqi” ose siç njihet ndrysh “Covid-2”, në orën 4 e 30 të mëngjesit një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë duke humbur jetën.
Akoma as sot nuk dihet arsyeja që e ka bërë të riun të marrë këtë veprim, pasi siç u bë e ditur ai ishte shumë pranë shërimit dhe pritej që të linte spitalin nga dita në ditë.
29-vjeçari ishte Xhino Koça, djali i stilistes së njohur Lira Koça e cila ka bërë edhe një dedikim në Instagram.
“Parajsës iu shtua një ëngjëll i parakohshëm” Dhimbje dhe trishtim, shkruan stilistja në njërën nga foto e shpërndara.