Rozë

Zi/ Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar: Pusho i qetë tani!

Ka ndërruar jetë në Kosovë, gjinekologu i njohur, Dr. Burim Krasniqi pas përballjes me sëmundjen COVID-19. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror në QKUK, pasi i ishte komplikuar gjendja nga coronavirusi.

Një tjetër doktor shqiptar ndërron jetë nga COVID-19

Lajmin për vd ekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi. “Shoku im më i mirë… Dr. Buki (Burim Krasniqi).

Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në lu ftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë. Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.

“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi. Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus edhe në Kosovë – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top