Sipas mjekut infek sionist Pëllumb Pipero, situata e infek timeve në vend do të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.
“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero.
I pyetur lidhur me nivelet e vd ekshm ërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se vde kshmër ia në repartet e terapisë intensive është më e lartë tek ne, krahasuar me vendet e tjera, raporton abcnews.
Lidhur me aplikimin e trajtimit më plazmë në Shqipëri, Pipero u shpreh optimist, megjithatë tha se mrekulli me trajtimet Covid sot nuk ka në asnjë vend të botës.
“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid-19 nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero.