Duket se pavarësisht pandemisë, kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.
Në mëngjesin e së premtes janë parë një numër i madh i qytetarëve dhe automjeteve që po hynin në Shqipëri përmes Morinës.
Aty shihet se është krijuar një kolonë e gjatë nga numri i madh i automjeteve që ia kanë mësyrë kosovarët të shijojnë pushimet verore në Shqipëri.